Mbappé lë pas legjendën Henry, tashmë synon rekordin e Giroud

Mbappé lë pas legjendën Henry, tashmë synon rekordin e Giroud

08:48, 10/09/2025

Kylian Mbappé po shkruan historinë e tij me fanellën e Francës. Mbrëmjen e djeshme, në sfidën ndaj Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, sulmuesi i Real Madrid-it ishte protagonist absolut. Me një gol nga penalltia dhe një asist për Barcola, ai udhëhoqi “Les Bleus” drejt një fitoreje të vuajtur 2-1, ndonëse skuadra e Deschamps mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Tchouameni.

Ky sukses i siguroi Francës tri pikë shumë të rëndësishme, duke e çuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe në krye të Grupit D, tri larg ndjekësve më të afërt. Por mbi të gjitha, ndeshja mbajti vulën e Mbappé-së.

Falë golit të shënuar, ai ka arritur shifrën 52 realizime me kombëtaren, duke kaluar një ikonë të futbollit francez si Thierry Henry. Tashmë para tij ka mbetur vetëm rekordi i Olivier Giroud, i cili kryeson me 57 gola. Diferenca është vetëm pesë rrjeta, dhe Mbappé është vetëm 26 vjeç.

Kështu, përtej fitoreve të momentit, sulmuesi parizien ka hapur një kapitull të ri në historinë e futbollit francez. Rekordi absolut duket i destinuar të thyhet shumë shpejt, dhe emri i tij ose thjesht inicialet KM9 pritet të gdhenden si simbol i një epoke të re për “Les Bleus”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco