Mesfushori kuqezi, Julian Shehu, ka folur pas fitores së Shqipërisë ndaj Letonisë, duke theksuar rëndësinë e tri pikëve për vazhdimësinë e rrugëtimit drejt Botërorit. Ai pranoi vështirësinë e sfidës dhe lavdëroi përkushtimin e skuadrës.
“Të them të drejtën, ishte një ndeshje e vështirë, por e kishim përgatitur mirë. Ata ishin shumë të mbyllur mbrapa, ndërsa ne kishim motivimin e duhur. Na duheshin patjetër 3 pikët, sepse e dinim që nëse nuk i merrnim, rruga jonë drejt Botërorit do të bëhej më e vështirë. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Nuk mund të them se ishim të lodhur, por u tërhoqëm për të menaxhuar rezultatin dhe për ta bërë fitoren sa më të thjeshtë. Kishim shanse për ta thelluar rezultatin, por nuk ia dolëm. E kishim përgatitur lojën për topa vertikalë dhe rrezikuam disa herë me Brojën nga krahu, megjithatë nuk i shfrytëzuam rastet.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: