Shqipëria ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke bërë një hap gjigant përpara në garën për kualifikimin në Botërorin 2026. Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 25-të, kur Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin në rrjetë pas një faulli me dorë të Melniks.
Edhe pse pati raste për të dyfishuar me, Bajramin dhe Djimsitin, fati nuk ishte në anën e Shqipërisë, ndërsa Letonia kërcënoi me Jurkovskis dhe Gutkovskis. Në fund, goli i Asllanit mjaftoi për të siguruar tri pikë të arta.
Rezultati merr edhe më shumë peshë, duke parë humbjen e thellë të Serbisë ndaj Anglisë. Shqipëria tashmë sheh me më shumë optimizëm rrugën drejt vendit të dytë, edhe pse ajo mbetet shumë e vështirë. Shqipëria kthehet në vendin e dytë në Grupin K me 8 pikë, një me shumë se Serbia, ndërsa Anglia kryeson me 15 pikë të plota.
Golat
Shpërthen festa në ‘Air Albania’: pas një aksioi të bukur nga Nedim Bajrami nga e majta sulmit, Qazim Laçi shkon në fundore dhe tenton kromimin drejt qendrës, por një mbrojtës devijon me dorë. Nuk ka dyshime për kryesorin, Shqipëria fiton një 11-metërsh, që ekzekuton saktësisht nga Kristjan Asllani (25'): 1-0.
Vazhdon të këmbëngulë Shqipëria, me Manajn që godet ngjitur me shtyllën në minutëm e 30-të.
Në fundin e pjesës së parë, Raivis Jurkovskis goditi saktë me kokë drejt portës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.
Situata në Grupin K





© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: