Rreth 4 mijë vende të ‘Air Albanias' janë bosh, Shqipëria ‘vuan’ dënimin e FIFA-s

Rreth 4 mijë vende të ‘Air Albanias' janë bosh, Shqipëria ‘vuan’ dënimin e FIFA-s

20:38, 09/09/2025

Në ndeshjen e sotme kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë me një pengesë të dukshme: tribunat pas porte do të jenë bosh, pa tifozë. Ky është pasojë e një dënimi nga FIFA për sjelljet e papërshtatshme të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Serbisë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur me 161,500 franga zvicerane dhe është detyruar që ndeshja e sotme të zhvillohet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun. Vendimi i FIFA-s erdhi pas përsëritjes së sjelljeve të papërshtatshme dhe diskriminuese, që përfshinin këngë me përmbajtje të dëmshme, hedhje objektesh në fushë, ndezje fishekzjarrësh, përdorim të gjesteve ose mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.

Për shkak të këtij dënimi, rreth 4 mijë vende të “Air Albanias” do të mbeten bosh, duke u krijuar një atmosferë më të qetë dhe pa tifozë pas porte, që ndikon në ambientin e përgjithshëm të stadiumit.

Megjithatë, trajneri Sylvinho dhe lojtarët kuqezinj janë të fokusuar te ndeshja dhe e konsiderojnë këtë sfidë një “finale” të parakohshme për kualifikimin në Botëror. Fitore ndaj Letonisë është pothuajse e domosdoshme për të mbajtur gjallë shanset për një nga dy vendet e para në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco