Prishtina ndahet me Akileu Ndrecën, sulmuesi largohet për arsye personale

Prishtina ndahet me Akileu Ndrecën, sulmuesi largohet për arsye personale

17:07, 09/09/2025

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Akileu Ndreca, vetëm pak muaj pasi ai ishte bashkuar me bardhekaltrit. 24-vjeçari, i transferuar nga Tirana më 15 qershor, ndërpret bashkëpunimin me klubin për arsye personale.

Në një komunikatë zyrtare, Prishtina shprehu mirënjohjen ndaj lojtarit:

“Falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. Ai zhvilloi gjithsej shtatë paraqitje me fanellën e klubit: katër në garat evropiane dhe tri në Superligën e Kosovës”.

Ndreca, qendërsulmues me përvojë në kampionatet italiane, ka luajtur më parë për skuadra si Mestre, Ravenna, Clodiense dhe Montebelluna. Largimi i tij i papritur lë një boshllëk në repartin ofensiv të Prishtinës, ndërsa lojtari pritet të vendosë së shpejti destinacionin e ri të karrierës.

Një aventurë e shkurtër në Kosovë për sulmuesin 24-vjeçar, por me mbresa që e mbajnë të lidhur me skuadrën bardhekaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco