‘Syrenka Cup’/ Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Rumanisë

‘Syrenka Cup’/ Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Rumanisë

14:17, 09/09/2025

Shqipëria U-17 luajti sot ndaj Rumanisë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “Syrenka Cup”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Poloni, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj u mposhtën me rezultatin 0-3.

Trajneri Tafaj hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (Gk), Varesis, Pierro, Gashi (c), Qosja, Marku, Luka, Lulaj, Spahiu, Malko, Ymeri.

Fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Rumaninë, të cilët realizuan golin e avantazhit në minutën e 23-të me Marincean.

Në pjesën e dytë, trajneri Tafaj bëri disa zëvendësime, duke hedhur në fushë Uldedajn, Himallarin, Malin, Vatën dhe Kurtulaj dhe Ballën.

Kuqezinjtë pësuan golin e dytë në minutën e 48-të dhe pavarësisht rasteve që krijuan, nuk arritën të shkurtonin rezultatin e ndeshjes.

Andrei Niculcea shënoi edhe golin e tretë për përfaqësuesen rumune në minutën e 83-të.

Ky takim u mbyll me shifrat 0-3 për Rumaninë. Djemtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj barazuan 1-1 ndeshjen e parë me Poloninë, ndërsa triumfuan 0-1 në përballjen me Norvegjinë.

Kjo ishte hera e parë që Shqipëria U-17 merrte pjesë në turneun “Syrenka Cup”.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa.

Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco