Haland dëmtohet te dera e autobusit, bën shaka me qepjen në buzë

Haland dëmtohet te dera e autobusit, bën shaka me qepjen në buzë

13:37, 09/09/2025

Një incident i vogël për Erling Haaland. Teksa norvegjezi po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t’u drejtuar në hotelin e ekipit në Oslo, dera e bagazhit u hap në të njëjtin moment.

Si rezultat, dera goditi sulmuesin dhe i çau buzën, e cila filloi të rrjedhë gjak.

Haaland u trajtua nga stafi mjekësor dhe mori tre qepje. Sulmuesi i Manchester Cityt, madje bëri shaka për këtë në llogarinë e tij në Snapchat: “Tashmë, dukem mjaft mirë kështu…”.

Kujtojmë që Norvegjia e tij do të përballet me Moldavinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të martën në mbrëmje. Shokët e ekipit të Erling Haaland janë në krye të Grupit I, me katër fitore të arritura, në katër ndeshje të zhvilluara.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco