Partizani merr pjesë për herë të parë në ‘UEFA Women’s Europa Cup’, do përballet me skuadrën serbe

Partizani merr pjesë për herë të parë në ‘UEFA Women’s Europa Cup’, do përballet me skuadrën serbe

13:19, 09/09/2025

Për herë të parë në histori, ekipi i vajzave të Partizanit do të marrë pjesë në UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni europian që nis këtë sezon futbollistik dhe ngre siparin nesër me ndeshjet e raundit të parë.

Ky edicion i ri pritet të sjellë emocione të mëdha në futbollin e vajzave dhe më shumë garë e rritje të cilësisë.

Në këtë edicion, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy skuadra, Vllaznia e Partizani.

Skuadra kryeqytetase do të luajë ndeshjen e saj të parë nesër, përballë ekipit serb, ŽFK Spartak Subotica.

Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 15:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Serbi.

Federata e Futbollit uron skuadrën e Partizanit për këtë arritje historike dhe shumë suksese në këtë kompeticion të ri, duke e cilësuar këtë si një mundësi të shkëlqyer për të rritur edhe më tej nivelin e futbollit të vajzave në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco