Harry Kane paralajmëron Serbinë: Nëse dëgjojmë kore raciste, braktisim fushën!

Harry Kane paralajmëron Serbinë: Nëse dëgjojmë kore raciste, braktisim fushën!

13:00, 09/09/2025

Harry Kane është i vetëdijshëm se transferta serbe nuk ka vështirësi vetëm në fushë ose më saktë me situata, të cilat kanë të bëjnë vetëm me sportin.

Në konferencën e djeshme për shtyp kapiteni i Anglisë ka qenë i qartë përballë gazetarëve kur u shpjegoi se askush nuk ka ndër mend që të tolerojë thirrjet raciste nga shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”.

“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto situata dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë”, tha sulmuesi i Bayernit të Mynihut.

Skuadra vendase nuk do të ketë sonte mbështetjen e një stadiumi të plotë pasi UEFA ka dënuar Serbinë duke i reduktuar numrin e tifozëve për shkak të incidenteve me sfond racist që ndodhën qershorin e kaluar në takimin kundër Andorrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco