Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Notingem Forest. Klubi i Premier Ligës ka njoftuar vendimin zyrtarisht në këtë fillim sezoni.
Trajneri i njohur portugez u bë viral në sezonin e kaluar, pas përplasjes me pronarin grek të Notingemit.
Evangjelos Marinaqis u pa teksa i fliste me tone të larta, për një episod ku përfshihej një futbollist i Notingemit.
Tensioni mes palëve ishte i lartë dhe ndarja dukej thjesht çështje kohe.
Pas tri javëve të para të këtij sezoni në Premier Ligë, Notingemi numëronte 4 pikë.
Njoftimi i Notingem:
“Notingem Forest konfirmon se pas rrethanave të fundit, Nuno Espirito Santo është liruar sot nga detyra si trajner.
Klubi e falënderon Nunon për kontributin e tij gjatë një periudhe shumë të suksesshme në ‘City Ground’, veçanërisht për rolin e tij në sezonin 2024-2025, i cili do të mbahet mend gjithmonë me dashamirësi në historinë e klubit.
Si një person që luajti një rol kyç në suksesin tonë sezonin e kaluar, ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në rrugëtimin tonë”, shkruan klubi anglez.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: