Eliminatoret e Botërorit 2026/ Holanda shmang surprizën në Lituani, goleadë e Maqedonisë së Veriut

Eliminatoret e Botërorit 2026/ Holanda shmang surprizën në Lituani, goleadë e Maqedonisë së Veriut

20:58, 07/09/2025

Maqedonia e Veriut ka hedhur kandidaturën e fortë që të jetë deri në fund pretendente kryesore për kualifikimin direkt në Kupën e Botës në Grupin J.

“Fqinjët” kanë mundur me shifrat 5-0 në shtëpi Lihtenshtejnin dhe kanë marrë kreun e grupit në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura, duke u siguruar që të mbajnë këtë pozicion të paktën deri në ndeshjet e tetorit.

Elmas në pjesën e parë i dha avantazhin Maqedonisë së Veriut dhe më pjesën e dytë më pas erdhi goleada, me Bardhin, Çurlinov, Qamilin dhe Stankovskin të cilët thelluan diferencën dhe vulosën suksesin 5-0.

Ndërkohë, Holanda ka shmangur surprizën e pakëndshme në Lituani ndaj vendasve, duke fituar me shifrat 3-2.

Holandezët kryesonin 2-0 me golat e Depay dhe Timber, por brenda pak minutash vendasit i barazuan me Gineitis dhe Girdvainis.

U desh një gol i Depay në pjesën e dytë që të vuloste fitoren 3-2 të holandezëve të cilët nuk kanë luksin të humbin pikë rrugës në një grup shumë të luftuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco