U bombardua nga rusët, shkatërrohet në Kiev shtëpia e mesfushorit të Benfikës

U bombardua nga rusët, shkatërrohet në Kiev shtëpia e mesfushorit të Benfikës

20:23, 07/09/2025

Mesfushori ukrainas i Benfikës, Georgiy Sudakov, ndau sot në rrjetet sociale foto të shtëpisë së tij në Kiev, pasi ajo u bë shënjestër e një sulmi rus natën vonë.

Sulmi me dron dhe raketa ndodhi ndërsa familja e lojtarit ishte në shtëpinë e tyre.

“Kështu duket shtëpia ime pas mbrëmjes së sotme”, shkroi lojtari ndërkombëtar ukrainas në Instagram, duke ndarë imazhe që tregojnë shkatërrimin në kompleksin rezidencial në kryeqytetin ukrainas ku jeton familja e tij.

“Gruaja, vajza dhe nëna ime ishin në shtëpi në atë kohë”, shtoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco