Jamal Musiala po punon për rikthimin e tij pas dëmtimit, por rruga është ende e gjatë.
Në “SPORT BILD”, ylli i Bayernit flet për vuajtjet e tij dhe rehabilitimin.
Ai zbulon: “U zhvendosa përsëri: nga qyteti dhe apartamenti im në shtëpinë e familjes. Mu desh për dy arsye: për të më inkurajuar, por edhe për arsye praktike, sepse pothuajse nuk mund të lëvizja. Nëna ime vendosi pajisjet për rehabilitim për mua, më sillte gjëra dhe gatuante vakte. Të kesh dikë pranë e bën gjithçka më të lehtë”.
Libra dhe muzika gjithashtu e ndihmojnë lojtarin kombëtar në rehabilitim.
Musiala thotë: “Nëna ime gjithmonë më dërgon sugjerime librash dhe madje edhe video për të më motivuar. Sot dërgova vetëm tre prej tyre. Ajo thotë: ‘Shiko!!!’, me katër shenja thirrjeje. Ndër to sot ishte një video e notarit Majkëll Felps”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: