VIDEO/ Ernest Muçi pritet ‘me shpulla’ te Trabzonspori, nis menjëherë stërvitjen

VIDEO/ Ernest Muçi pritet ‘me shpulla’ te Trabzonspori, nis menjëherë stërvitjen

15:59, 07/09/2025

Ernest Muçi mungoi në grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi, siç raportohej nga FSHF.

Por futbollisti ka lënë gjithçka pas krahëve në këto ditë teksa ka finalizuar transferimin te Trabzonspor.

Lojtari jo vetëm ka kaluar pa probleme vizitat mjekësore, por edhe ka nisur menjëherë stërvitjen me grupin te skuadra e Trabzonsporit.

I pritur si zakonisht me “tunelin me shpulla”, që është kthyer në traditë për blerjet e reja, më pas në stërvitjen e parë gjithçka ka shkuar në rregull për Muçin.

Edhe vetë klubi i Trabzonsporit ka postuar një video të sulmuesit shqiptar teksa kryente ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës, duke marrë rregullisht pjesë edhe në një ndeshje të vogël kontrolli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco