UEFA ka caktuar një trupë arbitrash polakë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Letonisë në “Air Albania”. Kryesori do të jetë Damian Sylëestrzak, i ndihmuar nga asistentët Pavel Sokolniçki dhe Adam Karasevic.
Arbitri 33-vjeçar ka vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare në karrierë dhe nuk ka precedentë me Kombëtaren, por ka gjykuar ekipe nga Kosova si Drita dhe Ballkani, që të dyja kanë humbur nën drejtimin e tij.
Sylëestrzak njihet për stilin e tij strikt, duke mos toleruar lojën e ashpër dhe shpërndarjen e shpeshtë të kartonëve.
Sa i takon përballjes, barazimi ose humbja do ta largonin Shqipërinë nga objektivi për Botërorin. Statistikat e fundit japin gjithsesi optimizëm, pasi kuqezinjtë kanë dy fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Fitorja ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe triumfi ndaj Andorrës në kualifikuese janë sinjal pozitiv për skuadrën. Objektivi mbetet vetëm fitorja në takimin ndaj Letonisë.
Ndërkohë burime pranë FSHF bëjnë të ditur se janë shitur rreth 13000 bileta për këtë takimi deri te dielën paradite. Burimet zhpjeguan se interesimi është më i lart ditët e fundit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: