Rodri tregon se kush e meriton ta fitojë ‘Topi e Artë’

Rodri tregon se kush e meriton ta fitojë ‘Topi e Artë’

21:18, 06/09/2025

Në pak më shumë se dy javë do të zbulohet fituesi i radhës i Topit të Artë, një çmim që ka ndezur debate dhe diskutime në rrjetet sociale. Gara duket se është e ngushtuar tek tre emra: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal dhe Achraf Hakimi.

Megjithatë, sulmuesi francez Dembélé shihet si favorit, pas një sezoni të jashtëzakonshëm dhe fitimit të Ligës së Kampionëve me gola të shumtë, duke marrë konsensus të gjerë.

Mesfushori i Manchester City dhe fituesi aktual i Topit të Artë, Rodri, ka konfirmuar këtë perceptim. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Spanjë-Turqi, ai shprehu mbështetjen e tij për Dembélé, pa harruar edhe një emër surprizë: Vitinha.

“Topi i Artë gjithmonë është një çmim i vështirë për t’u dhënë,” tha Rodri. “Do të më pëlqente të shihja fitues Lamine ose Pedrin, por sportivisht duke parë meritën, Dembélé ose Vitinha janë më të denjë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco