Paris Saint-Germain ka shprehur pakënaqësinë për dëmtimin e Ousmane Dembélé gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Ukrainës të premten. “Gjelat” fituan me rezultat të pastër 2-0, por humbën mesfushorin e krahut, i cili u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë për shkak të një problemi muskulor në kofshë.
Çfarë ndodhi?
Dembélé, i cili hyri në fushë si zëvendësues i shokut të tij te PSG, Désiré Doué, nuk arriti të qëndronte më shumë se disa minuta dhe u detyrua të largohej i dëmtuar. Sipas gazetarit francez, Fabrice Haëkins, ‘ylli’ francez pritet të mungojë rreth gjashtë javë, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin e Champions League kundër ish-ekipit të tij, Barcelonës, më 1 tetor. Po ashtu, edhe Doué ka lënë grumbullimin e Francës për shkak të një problemi në pulpë, dhe do të mungojë në të paktën dy ndeshjet e ardhshme të PSG-së kundër Lens dhe Atalantës.
Ky dëmtim i ri i Dembélé ka zemëruar PSG-në, pasi sipas “L’Equipe”, kampionët e Francës kishin paralajmëruar stafin mjekësor të kombëtares franceze që ta mbronin lojtarin nga mbingarkesa.
PSG ishte në dijeni të lodhjes së futbollistit dhe se aktivizimi i tij në këto kushte rrezikonte dëmtim. Tashmë që kandidati kryesor për “Topin e Artë” është jashtë fushave për disa javë, klubi parizien ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj stafit të kombëtares franceze.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: