Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz do të përballen edhe në finalen e US Open. Nesër (të dielën), më 7 shtator, akti i fundit i Grand Slam-it amerikan do të vërë përballë numrin një dhe numrin dy të tenisit botëror, në një sfidë që vlen edhe për kreun e renditjes ATP. Ndeshja do të nisë jo më herët se ora 20:00, në fushën qendrore të Flushing Meadows, “Arthur Ashe Stadium”.
Përballjet mes Sinner dhe Alcaraz
Deri tani janë 14 duele mes të dyve: spanjolli kryeson 9-5 dhe këtë vit ka fituar në Romë dhe Roland Garros, por Jannik ka triumfuar në finalen historike të Wimbledon-it. Dyshja është përballur për herë të fundit në Cincinnati, kur Sinner u detyrua të tërhiqej për shkak të një shqetësimi shëndetësor. Ajo e së dielës do të jetë finalja e tyre e gjashtë radhazi pas atyre në Pekin, Romë, Roland Garros, Wimbledon dhe Cincinnati. Nga 14 përballjet, 8 janë luajtur në fushë të fortë (çimento) dhe Sinner është në ndjekje të 6 fitoreve të spanjollit, që nga dueli i parë në Bercy (i vetmi “indoor”) e deri te tri ndeshjet e fundit në Cincinnati, Pekin dhe Indian Wells, duke kaluar edhe nga çerekfinalja e US Open 2022, ku italiani humbi mes keqardhjes për një pikë të shpërdoruar. Sinner, nga ana e tij, ka fituar dy duele, në Pekin dhe Miami.
Çmimi i madh i US Open
Me një rritje prej 20% të fondit total të shpërblimeve krahasuar me vitin e kaluar, ky edicion i Slam-it amerikan regjistrohet si turneu më i pasur zyrtar në historinë e tenisit. Fituesit e garës në singël do të marrin një çek rekord prej 5 milionë dollarësh: 39% më shumë krahasuar me një vit më parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: