Gennaro Gattuso e nisi me këmbën e mbarë aventurën e re në stolin e Italisë, duke triumfuar me shifrat e pastra 5-0 ndaj Estonisë. Një fitore që u jep moral të kaltërve në garën për kualifikimin në Botërorin 2026, edhe pse Norvegjia ruan ende një avantazh të madh falë fitores në përballjen direkte.
Pas një pjese të parë të kontrolluar, ku Italia dominoi por pa arritur të gjente rrjetën, gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë. Moise Kean ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Gattusos.
Vetëm pak minuta më vonë, Mateo Retegui dyfishoi shifrat (69’), duke finalizuar me një goditje të ulët dhe të saktë në cepin e majtë të portës, pa i lënë asnjë mundësi portierit estonez. Festa italiane u plotësua në minutën e 71-të nga Giacomo Raspadori, i cili u hodh saktë në zonë dhe me kokë shënoi për rezultatin 3-0. Në fund realizuan edhe Retegui e Bastoni për të vulosur shifrat në 5-0.
. Ky debutim i suksesshëm i Gattusos rrit besimin dhe entuziazmin në ambientin italian, me shpresën se kjo fitore do të shërbejë si pikënisje e një rrugëtimi të mbarë drejt Botërorit.
Tregon forcën edhe Franca me një fitore të pastër 0-2 në fushën e Ukrainës. Skuadra e Deschamps realizoi nga një gol në çdo pjesë më autorë Olise dhe Mbappe.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: