Homazh për Giorgio Armanin, stadiumi i Bergamos në këmbë për stilistin legjendar

Homazh për Giorgio Armanin, stadiumi i Bergamos në këmbë për stilistin legjendar

22:13, 05/09/2025

Para nisjes së miqësores mes Italisë dhe Estonisë, në Bergamo, publiku i pranishëm bëri një homazh të veçantë për Giorgio Armanin, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Stilisti i madh italian, i konsideruar si një gjeni i modës dhe krenari kombëtare, ka qenë për vite me radhë edhe krijues i uniformave të kombëtares italiane.

Nga altoparlantët e stadiumit u dëgjua një mesazh prekës: “Gjeni dhe krenari italiane që shënoi një epokë me stil dhe elegancë. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë gjithë botën. Faleminderit Giorgio, faleminderit nga “Azzurrët” dhe nga Federata Italiane e Futbollit.”

Menjëherë pas fjalëve të nderimit, e gjithë turma prej gati 24 mijë tifozësh u ngrit në këmbë, duke shpërthyer në duartrokitje të gjata e të fuqishme, në një moment solemn dhe emocional që i dha ndeshjes një dimension të veçantë.

Në tribunë ishin të pranishëm presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ministri i Sportit, Andrea Abodi, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luciano Buonfiglio, të cilët gjithashtu nderuan kujtimin e Armanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco