Paraguai rikthehet në Kupën e Botës pas 16 vitesh, presidenti e shpall festë kombëtare

Paraguai rikthehet në Kupën e Botës pas 16 vitesh, presidenti e shpall festë kombëtare

22:05, 05/09/2025

Pas tri edicionesh mungesë, Paraguai ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një pritjeje 16-vjeçare. Kombëtarja “albirroja” e arriti këtë sukses falë barazimit pa gola ndaj Ekuadorit në Asuncion, në ndeshjen e luajtur mes të enjtes dhe të premtes.

Presidenti i vendit, Santiago Peña, e shpalli menjëherë një ditë feste kombëtare, duke e cilësuar këtë kualifikim si një ngjarje historike dhe duke ftuar gjithë qytetarët të festojnë. Lajmi u shpall në stadium dhe u shpërnda gjerësisht edhe nga kanalet zyrtare të presidencës.

Me 25 pikë të grumbulluara në kualifikueset e Amerikës së Jugut (6 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje), Paraguai e siguroi matematikisht vendin e gjashtë, duke u bërë i paarritshëm për Venezuelën, që mbetet me 18 pikë. Në të njëjtën mbrëmje, edhe Kolumbia dhe Uruguai vulosën kualifikimin falë fitoreve respektive 3-0 ndaj Bolivisë dhe Perusë.

Ky do të jetë Botërori i nëntë në historinë e Paraguait. Rezultati më i mirë mbetet ai i vitit 2010 në Afrikën e Jugut, kur skuadra arriti deri në çerekfinale pas një rrugëtimi mbresëlënës, i ndalur vetëm nga Spanja, që më pas u shpall kampione bote.

 

Rikthimi në arenën më të madhe të futbollit botëror shihet jo vetëm si një sukses sportiv, por edhe si një burim krenarie kombëtare, që ka bashkuar lojtarë, tifozë dhe institucione në një festë të madhe popullore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco