Kosova gati për Zvicrën: Muriqi udhëheq sulmin, debuton Leon Avdullahu, Xhaka lideri i ‘helvetëve’

Kosova gati për Zvicrën: Muriqi udhëheq sulmin, debuton Leon Avdullahu, Xhaka lideri i ‘helvetëve’

19:33, 05/09/2025

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur formacionin startues për përballjen ndaj Zvicrës, që luhet sonte, në Basel nga ora 20:45.

Në portë është vendosur Aro Muriq, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda dhe Leart Paçarada.

Në mesfushë debuton Leon Avdullahu, i cili starton së bashku me Elvis Rexhbeçajn, ndërsa më i avancuar luan Muharrem Jashari.

Në krahë do të paraqiten Florent Muslija dhe Ermal Krasniqi, teksa në majën e sulmit, si zakonisht, është kapiteni dhe lideri i skuadrës, Vedat Muriqi.

Ky është një test i rëndësishëm për “Dardanët”, që kërkojnë rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë si Zvicra, ndërkohë që pritet me interes edhe paraqitja e Avdullahut në debutimin e tij me fanellën e Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco