Verstappen ‘godet’ Ferrarin: Unë garoj për të fituar, jo për një emër

Verstappen ‘godet’ Ferrarin: Unë garoj për të fituar, jo për një emër

16:49, 05/09/2025

Ka pilotë që do ta pranonin menjëherë një telefonatë nga Ferrari, edhe pa një makinë konkurruese për të fituar. Por ka edhe nga ata që nuk mendojnë kështu. Pikëpamjet e Max Verstappen, të shprehura nga Monza, janë të qarta dhe të drejtpërdrejta ndaj “Kokëkuqes”:

“Mendoj se Ferrari është një markë e jashtëzakonshme – tha për ‘La Repubblica’ kampioni botëror në fuqi. – Të gjithë pilotët ëndërrojnë të garojnë me një Ferrari, por pikërisht këtu qëndron gabimi. Nuk do të shkoja kurrë te Ferrari vetëm për të garuar me të, por vetëm nëse do të shihja mundësinë për të fituar.”

Verstappen shtoi:

“Besoj se nuk duhet të lejoni që emocionet dhe pasioni për një markë të ndikojnë vendimin tuaj. Duhet të shkosh aty ku ndien se është vendi i duhur për të fituar.”

Piloti i Red Bull paralajmëroi gjithashtu për sezonin 2026, kur F1 do të ketë një rregullore të re:

“Aty mund të përmbyset e gjithë grila.”

Duke folur për Ferrarin, holandezi komentoi edhe situatën e Lewis Hamilton në vitin e tij të parë me të kuqtë:

“Nuk di çfarë po ndodh brenda skuadrës dhe si po e përjeton ai personalisht. Duhet marrë parasysh se ka hyrë në një ekip ku tashmë ishte një pilot shumë i fortë si Leclerc, i cili është i integruar dhe flet edhe italisht. Nuk është e lehtë të vish dhe të mundësh një shok ekipi të tillë.”

 

Sa i përket të ardhmes së tij, shumë gjëra janë thënë. Aktualisht e vetmja gjë e sigurt është se Verstappen do të garojë edhe vitin tjetër me Red Bullin, ndërsa më pas mbetet për t’u parë, sidomos në varësi të rezultateve. Emri i tij është lidhur disa herë me Mercedes-in dhe Aston Martin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco