Gjermania e Julian Nagelsmann pësoi një humbje të befasishme në fushën e Sllovakisë me rezultaton 2-0 pas një performance të zbehtë dhe plot pasaktësi.
Ndeshja nisi me një paralajmërim të hershëm nga vendasit, kur në minutën e 21-të Leo Sauer rrezikoi seriozisht, por Oliver Baumann reagoi me një pritje të shkëlqyer. Gjermanët u ndëshkuan në minutën e 42-të, kur David Strelec gjeti me një pasim të saktë David Hancko, i cili mposhti portierin me një goditje të ftohtë në këndin e poshtëm për 1-0.
Në pjesën e dytë, Nagelsmann bëri menjëherë zëvendësime, ndërsa Leon Goretzka pati mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 48-të. Megjithatë, Martin Dubravka u tregua i pakalueshëm, duke pritur në mënyrë fantastike. Vetëm shtatë minuta më vonë, Sllovakia shënoi golin e dytë. Strelec u shndërrua në protagonist duke lëshuar një goditje të fuqishme drejt trekëndëshit, pa asnjë mundësi reagimi për Baumann.
Pjesa e mbetur e lojës solli përpjekje të pafrytshme nga gjermanët, të cilët nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur. Përkundrazi, Sllovakia administroi me qetësi avantazhin dhe siguroi një fitore të madhe përballë një kundërshtari të kalibrit botëror.
Kjo humbje ngre pikëpyetje të mëdha për formacionin e Nagelsmann, ndërsa Sllovakia feston një sukses historik.
Spanja shĂ«noi njĂ« tjetĂ«r paraqitje bindĂ«se duke mposhtur BullgarinĂ« 3-0 nĂ« transfertĂ«. âLa Rojaâ zgjidhi gjithçka qĂ« nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, falĂ« efikasitetit para portĂ«s.
Ndeshja u zhbllokua herĂ«t, nĂ« minutĂ«n e 5-tĂ«, kur Mikel Oyarzabal u gjend nĂ« zonĂ« dhe shĂ«noi me njĂ« goditje tĂ« saktĂ« pranĂ« shtyllĂ«s sĂ« majtĂ«. Bullgaria pati mundĂ«sinĂ« e artĂ« pĂ«r tĂ« barazuar nĂ« minutĂ«n e 20-tĂ« me Kirilov, por topi u pĂ«rplas nĂ« shtyllĂ«. VetĂ«m pak minuta mĂ« vonĂ«, Marc Cucurella dyfishoi rezultatin me njĂ« goditje tĂ« fuqishme nĂ« kĂ«ndin e sipĂ«rm (30â).
Në minutën e 38-të, Mikel Merino vulosi fitoren me një goditje me kokë pas një këndi të ekzekutuar saktësisht, duke çuar shifrat në 3-0. Pjesa e dytë u shndërrua në një formalitet, me Spanjën që administroi qetësisht avantazhin.
Ndërkohë Holanda barazoi 1-1 me Poloninë në shtëpi. Golit të Dumfries në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Cash në 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: