Ish-ndërmjetësi i Zhegrovës: Më mirë tek Juventusi sesa te Napoli, e morën për gjysmën e çmimit

Ish-ndërmjetësi i Zhegrovës: Më mirë tek Juventusi sesa te Napoli, e morën për gjysmën e çmimit

22:38, 04/09/2025

Ish-ndërmjetësi që në të kaluarën ka punuar për të transferuar Edon Zhegrovën në Itali, Serxhio Mezi, ka dhënë një intervistë për ‘TuttoJuve’, ku prezantoi sulmuesin anësor kosovar për tifozët e Juventusit. Këto ishin deklaratat kryesore të tij:

“Mund të them se do të ketë sukses në Itali dhe paraqitjet e tij do t’i sjellin shumë përfitime Juventusit. Edoni është një futbollist me të vërtetë shumë i fortë, individualisht shumë teknik dhe i aftë në lojën kolektive. Mendoj se Juve ka bërë një goditje të madhe si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.”

Mbi çmimin e ulët falë dëmtimit të fundit, por mbi të gjitha për kontratën që ishte drejt skadimit:

“E vetmja gjë që mund të them është se ai mund të kishte kushtuar të paktën dyfishin e shumës që u investua sot për të.”

Për konkurrencën e OM në garë me Juven:

“Juventusi është një nga klubet më të mëdha në botë, të gjithë e njohin historinë dhe traditën e tij. Asnjë futbollist nuk mund të thotë ‘jo’ kur vjen një ofertë nga Juventusi.”

Për interesimin e kaluar të Napolit:

“Për nga karakteristikat, më mirë Juventusi se Napoli, sepse luan një futboll më ofensiv dhe që i lejon atij të nxjerrë më në pah cilësitë e veta. I uroj shumë fat atij dhe familjes së tij. Edoni është mbi të gjitha një talent i nivelit botëror, por edhe përfaqësimi i sa shumë futbollistëve të mëdhenj që mund të dalin nga popuj të goditur rëndë gjatë njëzet viteve të fundit. Unë e shoh veten time në urinë dhe ambicien e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco