Sipas të dhënave të publikuara nga Calcio e Finanza, klubet më të mëdha të Serisë A vijojnë të investojnë shuma të mëdha për ‘yjet’ e tyre. Interi dhe Juventusi, të dy në garë për trofe të mëdjenj këtë sezon, kanë struktura të qarta pagash, me emrat kryesorë që dallohen ndjeshëm nga pjesa tjetër e skuadrës.
Inter – Lautaro në krye
Kapiteni Lautaro Martinez është lojtari më i paguar i zikaltërve, me një pagë prej 9 milionë eurosh në vit. Pas tij vijnë mesfushorët Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu me nga 6,5 milionë euro, ndërsa sulmuesi Marcus Thuram përfiton 6 milionë euro. Në listën e dhjetëshes së parë bëjnë pjesë edhe Alessandro Bastoni (5,5 milionë), Manuel Akanji (5 milionë), Piotr Zielinski (4,5 milionë), Denzel Dumfries dhe Federico Dimarco me nga 4 milionë euro. Veteranët Mkhitaryan dhe De Vrij përfitojnë nga 3,8 milionë euro secili.
Juventus – Vlahovic rekordmen
Te bardhezinjtë, kryesuesi absolut është Dusan Vlahovic, me një pagë prej plot 12 milionë eurosh, duke u konfirmuar si futbollisti më i paguar i Serisë A. Pas tij vjen blerja e verës, Jonathan David, me 6 milionë euro, ndërsa Bremer merr 5 milionë. Mesfushori Teun Koopmeiners përfiton 4,5 milionë, dhe Loïs Openda 4 milionë. Pas tyre renditen Conceição (3,8 milionë), Federico Gatti (3,1 milionë), Locatelli (3 milionë) si dhe dyshja McKennie–Kostic së bashku me Edon Zhegrovën, secili me 2,5 milionë euro.
Mes futbollistëve të Milanit dhe Napolit, vetëm Lukaku e tejkalon shifrën 5 milionë (përfiton 6 milionë euro). Të dhënat tregojnë qartë diferencat brenda ekipeve, ku ‘yjet’ kryesorë përfitojnë disa herë më shumë se pjesa tjetër e skuadrës, duke nënvizuar edhe një herë rëndësinë e tyre në projektet sportive të klubeve.
INTER, DHJETËSHJA E PARË
Lautaro Martinez: 9 milionë euro;
Barella: 6,5 milionë euro;
Calhanoglu: 6,5 milionë euro;
Thuram: 6 milionë euro;
Akanji: 5 milionë euro;
Bastoni: 5,5 milionë euro;
Zielinski: 4,5 milionë euro;
Dumfries: 4 milionë euro;
Dimarco: 4 milionë euro;
Mkhitaryan dhe de Vrij: 3,8 milionë euro;
JUVENTUS, DHJETËSHJA E PARË
Vlahovic: 12 milionë euro;
David: 6 milionë euro;
Bremer: 5 milionë euro;
Koopmeiners: 4,5 milionë euro;
Openda: 4 milionë euro;
Conceiçao: 3,8 milionë euro;
Gatti: 3,1 milionë euro;
Locatelli: 3 milionë euro;
McKennie: 2,5 milionë euro;
Kostic dhe Zhegrova: 2,5 milionë euro;
MILAN, DHJETËSHJA E PARË
Rabiot: 5 milionë euro;
Leao: 5 milionë euro;
Nkunku: 5 milionë euro;
Bennacer: 4 milionë euro;
Loftus-Cheek: 4 milionë euro;
Origi: 4 milionë euro;
Pulisic: 4 milionë euro;
Modric: 3,5 milionë euro;
Tomori: 3,5 milionë euro;
Fofana: 3 milionë euro;
NAPOLI, DHJETËSHJA E PARË
Lukaku: 6 milionë euro;
De Bruyne: 5,5 milionë euro;
Hojlund: 5 milionë euro;
Lobotka: 3,5 milionë euro;
Politano: 3,2 milionë euro;
McTominay: 3 milionë euro;
Neres: 3 milionë euro;
Elmas: 3 milionë euro;
Di Lorenzo: 3 milionë euro;
Lang: 2,8 milionë euro;
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: