Gattuso: S’kam kohë të emocionohem, ja çna duhet për kualifikimin

Gattuso: S’kam kohë të emocionohem, ja çna duhet për kualifikimin

21:15, 04/09/2025

Gennaro Gattuso është gati për debutimin e tij si trajner i Kombëtares Italiane në një moment kyç për të ardhmen e skuadrës. Përballë Estonisë në ndeshjen e radhës, Gattuso pranon se emocionet nuk kanë vend:

“Nuk kam kohë të emocionohem. Ka shumë presion, ndoshta pak emocion do të vijë kur arbitri do të japë shenjën, por tani jam plotësisht i përqendruar te detyra jonë, që është shumë e vështirë, por do të japim maksimumin”, tha ai në konferencën për shtyp.

Trajneri i ri thekson rëndësinë e aspektit kolektiv dhe të përkushtimit të skuadrës: “Për të kaluar kualifikueset për Botërorin 2026, kërkoj diçka më shumë se teknikë dhe taktikë. Flasim për ndjenjën e përkatësisë dhe për të qenë ekip. Historia jonë tregon që kolektivi dhe dëshira për të luftuar së bashku janë pjesë e ADN-së sonë. Kam gjetur shumë energji te lojtarët dhe gjëra pozitive; jemi në rrugën e duhur.”

Sa i përket formacionit, Gattuso nuk jep detaje: “4-2-3-1 apo 4-3-3? Numrat nuk janë të rëndësishëm, e dimë çfarë duam të bëjmë dhe jemi përgatitur mirë.”

Ai gjithashtu e përqendron vëmendjen tek ndeshja e nesërme dhe më pas tek ajo ndaj Izraelit: “Nuk mendoj për përmbysjen në renditje ndaj Norvegjisë; garë pas gare.”

Një pikë diskutimi ka qenë mungesa e Fedorico Chiesa-s në listën e përzgjedhjes: “Chiesa dhe unë kemi biseduar. Donim ta thërrisnim, por ai nuk ndihej 100% i sigurt. Për ndeshjet zyrtare duhet lojtarë të motivuar dhe të gatshëm. Faktin që Chiesa nuk ishte në listën e Champions-it nuk e shoh si problem. Ai duhet të punojë për të bindur trajnerin e klubit të tij.”

Në fund, Gattuso përmend humbjen e stilistit të njohur Giorgio Armani: “Një humbje e madhe, ngushëllimet për familjen e tij. Ishte një njeri i madh, me klas dhe cilësi. E kam njohur në një ndeshje basketbolli, ai e donte sportin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco