Situata e Raheem Sterling te Chelsea ka marrë përmasa të pazakonta. Sulmuesi anglez, i cili mbeti në Londër edhe pse gjatë verës u përfol për një largim, është i detyruar të qëndrojë i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës së Enzo Maresca-s.
Sipas “The Sun”, Sterling, ende lojtari më i paguar i klubit që prej transferimit nga Manchester City, nuk është pjesë e planeve teknike dhe trajtohet njësoj si dy futbollistë të tjerë, Axel Disasi dhe David Datro Fofana. Të treve u është ndaluar përdorimi i dhomës së zhveshjes kryesore dhe ushqimet i konsumojnë veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës. Madje, edhe tualetet janë të ndara për ta.
Kjo “izolim” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën e menaxhimit të lojtarëve që nuk gjejnë hapësirë te klubi, pavarësisht pagave të majme që përfitojnë. Vetëm Sterling, Disasi dhe Fofana kushtojnë së bashku plot 395 mijë paundë në javë.
Situata kujton rastet e ngjashme në klubet e tjera të mëdha, ku lojtarët e padëshiruar dërgohen në të ashtuquajturat “bomb squads”. Në një foto të publikuar nga Disasi, shihet edhe ambienti i vogël i dhënë për këta lojtarë, ku dikur ndodheshin edhe Armando Broja, Renato Veiga apo Carney Chukwuemeka, të cilët ndërkohë janë larguar.
Izolimi i Sterling shihet si pika më e ulët e karrierës së tij te Chelsea, me të ardhmen që mbetet krejtësisht e pasigurt.
Bomb squad locker room🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/2dQmhxsspM
— ًًً (@ibzsmo3k) August 22, 2025
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: