VIDEO/ Fitore 'e vakët' ndaj Gjibraltarit, Shpendi ‘ngroh’ Sylvinho-n, debuton edhe Kacurri

VIDEO/ Fitore 'e vakët' ndaj Gjibraltarit, Shpendi ‘ngroh’ Sylvinho-n, debuton edhe Kacurri

20:00, 04/09/2025

Shqipëria fitoi me rezultat minimal (1-0) në miqësoren ndaj Gjibraltarit, duke mos treguar shumë nga potenciali i saj në të vërtetë. Kuqezinjtë luajtën relativisht me një ritëm të ulët, duke mos i dhënë shumë rëndësi rezultatit, por përgatitjes për ndeshjen e radhës eliminatore me Letoninë në ‘Air Albania’. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jasir Asani nga pika e bardhë e penalltisë. Debuton pozitivisht Kristjan Shpendi, i cili fitoi 11-metërshin, por edhe Maldin Kacurri. Një fanellë titullari pati edhe Dajsinani në portë.  

Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë u mbyll në barazim pa gola, me një lojë të vakët dhe pak emocione. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, duke u përpjekur të kontrollojnë qarkullimin e topit, por rastet e pastra munguan.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 17-të, kur Jasir Asani provoi direkt nga goditja e këndit, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Pak më vonë, në minutën e 20-të, vendasit u kundërpërgjigjën me Del Rion, i cili testoi Dajsinanin.

Shqipëria u gjallërua në minutën e 34-t, kur Medon Berisha goditi fort nga 25 metra, por topi u devijua në këndore. Ky mbeti rasti më i mirë deri në minutën e 43-të, kur sërish Berisha u përpoq nga distanca, por gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës dhe topi u përplas në traversë.

Në fillim të pjesës së dytë, Sylvinho aktivizoi Shpedin, Balliun dhe Hoxhën, duke mbyll në një fraksion ndeshjen për Dakun, Hysajn dhe Brojën. Më vonë u hodhën në fushë edhe Simoni e Çokaj.

Zhbllokohet më në fund miqësorja me Gjibraltarin: në minutë ne 69-të, Jasir Asani shndërron në gol një penallti të fituar nga Kristjan Shpendi, i aktivizuar nga Sylvinho në pjesën e dytë. 

Rasti i penalltisë

Goli i Asanit

Traversa e Medon Berishës

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco