Paralajmërimi i Cassano-s: Modric do ta pësojë si Pirlo, Allegri do ta lërë jashtë formacionit

Paralajmërimi i Cassano-s: Modric do ta pësojë si Pirlo, Allegri do ta lërë jashtë formacionit

17:40, 04/09/2025

Antonio Cassano ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si Massimiliano Allegri mund të menaxhojë mesfushën e Milanit pas afrimit të Adrien Rabiot. Sipas ish-sulmuesit italian, trajneri kuqezi ka ndikim të madh në këtë merkato dhe francezi është një profil që i përshtatet më së miri filozofisë së tij.

“Allegri ndikoi për ardhjen e Rabiot. Ai është një lojtar që në Serinë A bën diferencën. Në afatgjatë, nuk do të habitesha nëse Modric do të përfundonte jashtë formacionit, sepse Allegrit nuk i pëlqejnë futbollistë të këtij tipi”, – tha Cassano, duke sjellë ndërmend precedentët e së shkuarës.

Ai rikujtoi rastin e Andrea Pirlos, i cili u largua nga Milani në 2011 pasi nuk ishte më pjesë e planeve të Allegrit: “E mbani mend çfarë ndodhi me Pirlon. Për mua Modric është i pazëvendësueshëm dhe duhet të luajë gjithmonë, por në idetë e Allegrit, gjithçka mund të ndryshojë. Kini kujdes me atë që po them”, – paralajmëroi “Fantantonio”.

Cassano komentoi edhe situatën e sulmuesit uruguaian Santiago Gimenez, i cili këtë verë ka kaluar ditë të vështira te Milani: “Ajo që i bënë atij djali nuk shihet askund. Bëri gjithçka për të ardhur kuqezi, shënoi gola që në fillim, por pastaj gjeti një trajner të paqëndrueshëm si Conceição. Gjatë gjithë verës u fol për shitjen e tij, sepse dilnin emrat e Vlahovic e të tjerë. Një turp mënyra si u trajtua”, – përfundoi Cassano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco