Toni Kroos ironizon transferimin 145-milionësh: Gjysma e audiencës sonë nuk e njeh fare!

Toni Kroos ironizon transferimin 145-milionësh: Gjysma e audiencës sonë nuk e njeh fare!

17:34, 04/09/2025

Lëvizja e madhe e merkatos në Premier League, transferimi i Alexander Isak te Liverpool për 145 milionë euro, ka shkaktuar jo pak debat. Mes atyre që reaguan ishte edhe mesfushori gjerman Toni Kroos, i cili në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”, të cilin e drejton së bashku me vëllanë Félix, nuk i kurseu ironitë.

“Faleminderit që na besoni, por do të thosha se rreth gjysma e dëgjuesve tanë nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Isak. Gjykoni vetë, seriozisht”, – u shpreh Kroos me një dozë humori, duke vënë në dyshim peshën reale të këtij transferimi.

Edhe Félix iu bashkua diskutimit duke kujtuar periudhën e sulmuesit suedez te Borussia e Dortmundit: “Mund t’ju kujtohet vetëm nga ajo kohë”. Në fakt, Isak mbërriti në Bundesliga nga AIK më 2017 për rreth 8.6 milionë euro, por aventura e tij nuk rezultoi aspak e suksesshme. Ai luajti vetëm 13 ndeshje, me gjithsej 281 minuta në fushë, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist.

“Në Dortmund nuk bëri asgjë të madhe”, – shtoi Kroos, duke e cilësuar shifrën e paguar nga Liverpool si “shumë të ekzagjeruar”.

 

Megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar ka treguar një tjetër fytyrë në vitet e fundit te Newcastle, ku ka spikatur si një nga sulmuesit më produktivë të Premier League. Tani, mbetet për t’u parë nëse shuma rekord që Liverpooli ka vendosur mbi të do të justifikohet në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco