Albion Marku rikthehet te Partizani, mbrojtësi i krahut firmos kontratë 1+1

Albion Marku rikthehet te Partizani, mbrojtësi i krahut firmos kontratë 1+1

16:24, 04/09/2025

Tashmë është zyrtare: Albion Marku është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi i djathtë rikthehet në Superiore, duke veshur sërish fanellën e kuqe të “Demave”, pas një aventure jashtë vendit.

Klubi njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Në prezantim, Partizani i ka uruar Markut sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të dytë si pjesë e familjes së kuqe.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Albion Markut. Mbrojtësi 24-vjeçar, pjesë e Partizanit në sezonin 2021-2022, pas eksperiencës sezonin e kaluar te ETO FC Gyor në Hungari, rikthehet në Shqipëri për të riveshur fanellën e kuqe. Marku ka firmosur një kontratë 1+1 me Partizanin dhe nga sot do t’i bashkohet skuadrës në seancën stërvitore”, shkruan klubi në njoftim.

Ky është një rikthim i rëndësishëm për Markun, i cili më parë ka lënë gjurmë te “Demat” dhe tashmë synon të japë kontributin e tij në objektivat e skuadrës për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco