Yakin: Harrojeni duelin vëllazëror, Kosova ka shumë cilësi

Yakin: Harrojeni duelin vëllazëror, Kosova ka shumë cilësi

16:51, 04/09/2025

Kombëtarja e Zvicrës nis fushatën kualifikuese për Botërorin të premten, kundër Kosovës. Një ditë para ndeshjes, trajneri Murat Yakin paralajmëroi të vetët për rrezikshmërinë që paraqet ndeshja kundër ‘dardanëve’.

 “Futbolli lëviz shumë shpejt. Patëm mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur. Ndeshjet e verës ishin pozitive, atmosfera është e mirë. Përmirësuam stilin e lojës dhe punuam në taktika. Por testet nuk vlejnë më, nesër është serioze. Të gjithë presin ta kalojmë lehtë, por është një grup i vështirë. Edhe pse luajmë në shtëpi, raporti i tifozëve do të jetë 50/50. Gjithsesi, duam të kualifikohemi, kjo është e qartë.”

Kujtimet kundër Kosovës

“Ndeshja e parë ishte miqësore, shumë e qetë. Në kualifikuese, ato ishin përballje të veçanta dhe emocionale. Por mendoj se i kemi lënë pas ato çështje. Tani të gjithë janë të përgatitur. Edhe Kosova ka shumë cilësi në të dy drejtimet. Nesër nuk do të ketë duel miqësor vëllazëror. Presioni nuk është më i vogël. Pritshmëritë ekzistojnë. Por unë shoh vetëm çfarë bëjmë në stërvitje. Jemi përgatitur mirë jashtë Zvicrës. Dy ndeshje në shtëpi na presin dhe ato janë për t’u fituar.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco