Yamal po feston si LeBron James, vendos në kokë kurorën e mbretit të Barcelonës

Yamal po feston si LeBron James, vendos në kokë kurorën e mbretit të Barcelonës

15:52, 04/09/2025

Lamine Yamal është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron James, për ta konsideruar veten si mbret i ri i Barcelonës.

Festimi me gjestin e vendosjes së kurorës në kokë e talentit 18-vjeç është bërë ikonike, e inspiruar nga ylli i NBA-së, por ka marrë edhe shumë reagime, prej tyre mjaft kritika.

Për ta mbrojtur numrin 10 “Blaugrana” është përkujdesur trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili sulmeve iu përgjigj duke iu thënë se gjesti i atij festimi nuk ishte për ta vendosur kurorën në kokë, por një kapelë magjistari.

Yamal ka nisur t’i festojë në këtë mënyrë speciale golat e tij gjatë miqësores së dytë në turneun aziatik kundër Seoul.

Ai i realizoi dy gola dhe i befasoi të gjithë me këtë lloj festimi: një goditje me gjoks dhe një lloj vetëkurorëzimi.

Një gjest që i përgjigjet atij të LeBron James, të bërë prej disa vitesh.

“LeBron është konsideruar gjithmonë një lojtar që do ta bënte historinë, edhe para se të arrinte në NBA. Dhe Lamine është duke i ndjekur gjurmët e tij si futbollist, duke i thyer pothuajse të gjitha rekordet e pjekurisë së hershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco