Formula 1/ Kritika e Ekleston: Makina e sigurisë ka më shumë shanse se Hamilton

Formula 1/ Kritika e Ekleston: Makina e sigurisë ka më shumë shanse se Hamilton

13:52, 04/09/2025

Luis Hamilton nuk po e përjeton aspak një sezon ëndrrash në vitin e tij debutues me Ferrarin.

Në vitin e tij të parë me ngjyrat e skuderisë legjendare italiane, shtatë herë kampioni botëror nuk ka arritur ende një podium në garat e së dielës.

I vetmi ngushëllim mbetet fitorja në Sprintin e zhvilluar në Kinë, por kjo është shumë pak, me britanikun që mbetet larg pritshmërive.

Problemi qëndron në faktin se vështirësitë e tij janë thelluar ndjeshëm në garat e fundit.

Madje, Hamilton ka regjistruar dy rezultate katastrofike radhazi (Hungaroring dhe Zandvort), duke rritur ndjesinë e dorëzimit. Kjo ka sjellë kritika të ashpra për performancën e tij të dobët në sezonin e parë me Ferrarin. Dhe ndër kritikët më të zëshëm mbetet Berni Ekleston.

Dhe kjo, ndonëse Hamilton ndodhet në vendin e gjashtë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, me 109 pikë.

Imagjinoni çfarë do të thoshte ish-shefi i Formulës 1, nëse Luis nuk do ishte as në Top-10.

“Është më e mundur që makina e sigurisë të fitojë një garë, sesa që Hamilton të bëhet përsëri kampion bote”, është deklarata tronditëse që Ekleston ka dhënë për “F1-Insider”.

Në një ton më të përmbajtur ka reaguar edhe Toto Volf. Ish-shefi i Hamiltonit te Mercedesi ka dënuar një deklaratë tronditëse të britanikut të dhënë në Hungari, që bëri xhiron e botës: “Jam një i pavlefshëm”.

Madje, Hamilton shkoi aq larg sa sugjeroi që Ferrari duhet t’i marrë vendin.

“Mendova se ishte shumë gabim ta thoshte atë, dhe ia thashë atë natë, por edhe ditën tjetër. Ai vazhdon të jetë “GOAT” (më i miri i të gjitha kohërave). I thashë: a e ke dëgjuar ndonjëherë Majkëll Xhordanin të thotë për veten se është i pavlefshëm dhe se duhet të largohet nga loja? Jo. Ai tha diçka që thjesht nuk është e vërtetë. Edhe nëse largohet sot, ai mbetet ‘GOAT’.

Do të tërhiqet dhe askush nuk do të kujtojë që e mbylli karrierën te Ferrari. Kush mendon sot për periudhën e Shumakerit te Mercedesi? Nuk ka rëndësi për karrierën e tij”, është shprehur Volf në një intervistë për “Motorsport.com”.

Më pas, shefi austriak ka shtuar: “Nëse Ferrari do të kishte makinën më të mirë, besoj se Luis, me përvojën që ka për të mbledhur pikë gjatë gjithë vitit, do të ishte i aftë ta fitonte kampionatin”, deklaron shefi i skudrës Mercedes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco