Barcelona ka publikuar listën e 23 lojtarëve, që ka federuar për Ligën e Kampioneve.
Pjesë e saj është sigurisht Markus Rashford, të cilit po i jepet besim në këtë sezon pas huazimit nga Mançester Junajtid.
Surpriza e madhe është emri i portierit Ter Shtegen. Dhe pse gardiani gjerman do qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi, sërish klubi katalanas e ka përfshirë në listë.
Në të njëjtën kohë nuk mungojnë blerjet e reja. Hoan Garsia dhe Roni Bardghji plotësojnë skuadrën e Hansi Flik.
Barcelona ka pretendime të mëdha për këtë sezon. Katalanasit kanë si objektiv vetëm rikthimin e trofeut në Barcelonë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: