Veprimi i portierit të njohur po bën xhiron e rrjetit, doli për të pirë kafe dhe nuk u kthye për të firmosur kontratën

Veprimi i portierit të njohur po bën xhiron e rrjetit, doli për të pirë kafe dhe nuk u kthye për të firmosur kontratën

12:17, 04/09/2025

“Do të pi një kafe dhe do të kthehem.” Këto dyshohen të kenë qenë fjalët e Guillermo Ochoas në selinë e Burgos, pak para se të vendoste firmën në kontratë me klubin e divizionit të dytë spanjoll.

Por ai nuk u kthye më, duke shkaktuar një nga episodet më të çuditshme në historinë e transferimeve.

Portieri meksikan, 40 vjeç, kërkon ende një aventurë të re për të mbajtur gjallë shpresat për Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

Ai kishte kryer dhe kaluar pa probleme vizitat mjekësore, ndërsa klubi ishte gati për finalizimin e marrëveshjes.

Madje, Ochoa kishte kërkuar disa ndryshime në kontratë, të cilat Burgos i kishte pranuar dhe kishte nisur përgatitjen e dokumenteve.

Megjithatë, pas “pushimit të shkurtër për kafe”, portieri nuk u kthye më.

Ai nuk iu përgjigj as telefonatave të klubit, duke e lënë marrëveshjen pezull.

Sipas mediave spanjolle, Ochoa ishte i pakënaqur me ofertën financiare: rritja e pagës iu duk shumë nën minimumin e ligës.

Për më tepër, klubi do të përfitonte 60% të të ardhurave të tij nga sponsorizimet, një kusht i papranueshëm për lojtarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco