Sot 21 vite nga fitorja historike me Greqinë, si u kthye festa në tragjedinë e vrasjes së Gramoz Palushit në Zakinthos

Sot 21 vite nga fitorja historike me Greqinë, si u kthye festa në tragjedinë e vrasjes së Gramoz Palushit në Zakinthos

10:29, 04/09/2025

Ishte data 4 shtator e vitit 2004, kur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kuqezinjtë mundën Greqinë, asokohe kampione Europe.

Kuqezinjtë në atë periudhë drejtoheshin nga Hans Peter Brigel dhe fituan 2-1 kundër helenëve.

Adrian Aliaj dhe Edvin Murati i dhuruan krenari një kombi të tërë, duke rrëzuar nga froni Greqinë që kishte pak muaj që mbretëronte mbi Europën.

Festa dhe këngët shqiptare atë natë ishin të jashtëzakonshme, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarë.

Nëse në Tiranë nuk pati incidente, në Greqi një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi humbi jetën në ishullin Zakinthos, thjesht sepse po festonte fitoren e kombëtares së tij.

Ai u konfliktua me një greko-amerikan të quajtur Panagiotis Kladis.

20-vjeçari Gramoz Palushi u vra pabesisht me thikë pas shpine nga një greko-amerikan, vetëm sepse po festonte me flamurin shqiptar në dorë për fitoren.

Ishte një krim i urryer që zbuloi fytyrën e vërtetë të një urrejtjeje të egër ndaj shqiptarëve.

Gramoz Palushi nuk ishte një kriminel, ai ishte një tifoz i ri shqiptar që festonte me shpirt një fitore historike të kombëtares sonë ndaj Greqisë.

Jeta e tij u shua brutalisht nga një dorë greke, Panagiotis Kladis, që nuk duroi dot krenarinë shqiptare në rrugët e Greqisë.

Sot, kujtojmë jo vetëm golat që gjunjëzuan Greqinë, por edhe Gramoz Palushin, jeta e të cilit u shua nga duart e grekut. Kujtojmë një djalë që nuk u kthye më, sepse kishte guximin të valëviste flamurin e vet në një vend që s’e duronte dot festën për fitoren.

4 shtatori mbetet një ditë e lavdisë, por edhe një plagë që kërkon drejtësi dhe kujtesë të përhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco