Morata hap zemrën: Nuk i meritoja disa gjëra që ndodhën

Morata hap zemrën: Nuk i meritoja disa gjëra që ndodhën

21:01, 03/09/2025

Álvaro Morata ka folur hapur në prag të ndeshjes që Spanja do të zhvillojë ndaj Bullgarisë, në startin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Sulmuesi i njohur, tashmë pjesë e klubit italian Como, tregoi se është i lumtur që vazhdon të jetë pjesë e “La Roja-s” dhe se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen nga kombëtarja.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që nisim rrugëtimin drejt Botërorit, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Përfaqësimi i vendit tim është privilegj, edhe sikur të vij vetëm për të mbajtur uniformat. Është gjëja më e mirë e jetës sime dhe dua të luaj sa më shumë ndeshje me Spanjën,” u shpreh ai.

Morata foli edhe për periudhën e vështirë te Galatasaray, ku u largua mes polemikash, duke pranuar se iu desh të hiqte dorë nga një pjesë e rrogës dhe disa të drejta kontraktuale. “Tifozët dhe njerëzit e klubit më trajtuan jashtëzakonisht mirë dhe nuk e meritonin atë situatë. Por as unë nuk meritoja disa gjëra që ndodhën. Janë pjesë e merkatos, por njerëzit në Turqi ishin të mrekullueshëm,” theksoi ai.

Sulmuesi spanjoll është i vendosur të nisë një faqe të re në karrierën e tij, duke u përqendruar si te Como, ashtu edhe te objektivi madhor i kualifikimit dhe suksesit me Spanjën në Botërorin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco