Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Në Zvicër – Kosovë do të vendosë drejtësi gjyqtari i finaleve të mëdha

Në Zvicër – Kosovë do të vendosë drejtësi gjyqtari i finaleve të mëdha

17:55, 03/09/2025

Të premten mbrëma, më 6 shtator, me fillim nga ora 20:45, në Basel, do të zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026: Zvicër – Kosovë.

‘Dardanët’ sot kanë kryer seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Zvicër, me synimin e qartë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë duel të vështirë.

UEFA ka konfirmuar trupën e gjyqtarëve të ndeshjes, të cilën do ta udhëheqë Szymon Marciniak, arbitër i njohur polak, që ka drejtuar edhe finale të mëdha evropiane dhe botërore. Ai do të ketë ndihmën e bashkëkombësve të tij, Tomasz Listkiewcz dhe Adam Kupsik, të cilët do të shërbejnë si anësorë.

Kujtojmë që ky gjyqtar ka vendosur drejtësi edhe në finalen e kampionatit të Superiores, Egnatia – Vllaznia, në përfundim të sezonit të kaluar. 

Në stadiumin e Baselit pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi një numër i madh shqiptarësh nga Zvicra dhe diaspora kanë siguruar bileta për të përkrahur Kosovën. Tifozëria do të jetë një shtysë e fuqishme për skuadrën e Franco Foda-s në kërkim të një nisjeje të mbarë në këtë fushatë kualifikuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco