Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për ndeshjen e radhës eliminatore kundër Letonisë, duke e cilësuar sfidën si të vështirë dhe me rëndësi të madhe për objektivat e kuqezinjve. Ai nënvizoi se skuadra është e përgatitur dhe se mungesat janë pjesë normale e futbollit.
“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë në shtëpi dhe po e përgatisim mirë. Letonia është skuadër fizike, e organizuar dhe do të jetë një test i vështirë,” tha Sylvinho. Ai sqaroi gjithashtu se vështirësitë në ndeshjen e fundit nuk lidhen vetëm me mbrojtjen, por me lojën e gjithë ekipit: “Nuk kemi vuajtur vetëm në prapavijë, por si skuadër.”
Trajneri brazilian pranoi se mungesat janë diçka e zakonshme në futboll: “Kjo ndodh kudo, më ka ndodhur edhe kur isha pjesë e stafit të Brazilit. Jam shumë i lumtur me lojtarët që kemi në dispozicion.”
Duke u ndalur tek çështja e Adrian Bajramit, Sylvinho tregoi versionin e tij: “Lista e madhe lojtarëve është plotësuar më 17 gusht dhe nuk kemi pasur asnjë problem nga klubet. Kur nxorëm listën e fundit, nuk pati ndryshime. Një ditë më pas më mori dikush nga federata në telefon dhe më tha që Adrian Bajrami kishte bërë zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Zvicrës. Fola rreth gjysmë ore me të, por është vendimi i tij personal. Nuk kam asgjë për të zbuluar nga biseda që kemi bërë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me lojtarë të Brazilit apo Italisë.”
Të rinjtë në Kombëtare dhe formacioni me Gjibraltarin? Kemi 23-24 ose 25 lojtarë, por dikush që dëmtohet do të zëvendësohet. Jam i lumtur me lojtarët si Kaçurri, Shpendi, Çokaj, kam besim. Ata provojnë ta shijojnë dhe janë të lumtur dhe kjo ka rëndësi. Gjithashtu kemi ndeshje të ndryshme, e para miqësore. Secili që hyn në fushë synon të fitojë dhe jam i bindur se do të jetë e vështirë. Nesër duhet të bëjmë më të mirën. Është e rëndësishme për ne, sepse në 6 ditë kemi dy ndeshje dhe duhet të punojmë. Mendoj për 24 lojtarët që kemi. Pasnesër do të mendojmë për 11-shin ndaj Letonisë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: