Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

12:45, 03/09/2025

Dean Huijsen rrëfeu muajt e parë te “Los Blancos”: “Për çdo futbollist, transferimi te Real Madridi është diçka e madhe. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe infrastruktura, udhëtimet…, gjithçka është fantastike. Jam shumë i lumtur. Mësoj shumë nga Rudiger dhe Carvajal, por jemi një grup i bashkuar dhe bëjmë gjithçka së bashku”.

Për stërvitjen me Mbappe, Vinicius dhe Rodrygo: “Është më e vështirë se ndeshjet, por mbetet gjëja më e mirë për mua, sepse më bën të përmirësohem çdo ditë. Stërvitja e Real Madridit është edhe më e fortë, ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare”.

Për Kupën e Botës me Spanjën: “Së pari duhet të kualifikohemi. Por, natyrisht, të luash një Botëror është diçka shumë speciale”. Për Lamine Yamal te kombëtarja: “Një lojtar i madh. Shpresoj të performojë shumë mirë këtu, ndërsa kur përballemi në kampionat, të mos bëjë shumë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco