Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Tenis/ Djokovic-Alcaraz, gjysmëfinale e shumëpritur në ‘US Open’

Tenis/ Djokovic-Alcaraz, gjysmëfinale e shumëpritur në ‘US Open’

12:23, 03/09/2025

Mbrëmjen e kaluar Novak Djokovic mundi amerikanin Taylor Fritz në një ndeshje që zgjati katër sete (6-3, 7-5, 3-6, 6-4). Tenisti serb mundi që të kalonte për më tej falë një dueli, i cili nuk ishte aq i lehtë për tu arritur.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, isha me fat në setin e dytë kur arrita që të dilja nga disa ‘break point’. Nuk mendoj se dominova ndeshjen, mu duk i padrejtë fundi i saj pas gabimit të dyfishtë të Taylor. Por në fund rëndësi ka fitorja”, tha tenisti serb, i cili do të sfidojë Alcaraz në gjysmëfinalen e “US Open”, e cila do të jetë e 53-ta në një Grand Slam për atë.

Sa i përket duelit të radhës, “Nole” pohoi se po përgatitet për një ndeshje të gjatë, e cila mund të jetë “një betejë pesë setesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco