Me siguri se shumica prej nesh nuk e njohim apo edhe nuk kemi dëgjuar kurrë për Joan Ricardon.
Portieri i dikurshëm portugez megjithatë ka hyrë në histori për diçka aspak të zakontë.
Ai në fakt e ka pësuar golin e parë në karrierën e Cristiano Ronaldos.
Në atë kohë e pranon se ishte bërë nervoz kur e kishte mposhtur legjenda portugeze, por tani ndihet krenar që ia dha “këmbën e mbarë” pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
“Çfarë ndjenje është të jem portieri i parë që ka pësuar gol nga Cristiano Ronaldo? Në atë kohë ndihesha nervoz dhe i frustruar, por sot jam i lumtur.
Cristiano e mori topin në mesin e fushës, i dribloi lojtarët dhe nuk ma dha asnjë shans të reagoja. Askush s’mund ta ndalte atë dhe as unë s’mund të bëja më shumë. Ishte i pakapshëm!
Kam pësuar shumë gola, por nuk do ta harroj Cristianon dhe as ai nuk do të më harrojë mua. Njëherë ne u takuam në Portugali, unë shkova tek ai dhe i tregova se kush isha dhe atij iu kujtova.
Kur Cristiano i shënoi 900 gola, e mora një mesazh nga një shok i imi, i cili u tall me mua duke ma kujtuar që isha unë i pari që pësova gol nga Ronaldo”, pohoi Ricardo.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: