Arsenali e mbylli merkaton e verës me një “bum” të madh, duke siguruar një zëvendësues kyç në mbrojtje, Piero Hincapie.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin ekuadorian të marrë nga Bayer Leverkusen në huazim me një opsion blerjeje për 45 milionë euro.
Hincapie tha: “Vetëm një bisedë me Arteta ishte e mjaftueshme për të më bindur për vendimin që po merrja. Jam shumë i lumtur. Dua të integrohem sa më mirë që të mundem me shokët e mi të rinj të ekipit dhe të kem një sezon të mirë.
Gjithmonë dua të fitoj trofe për këtë klub, të bëj emër për veten time dhe të lë gjurmën time. Dua të nis mirë menjëherë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Hincapie, që zbulon bisedën që pati me Granit Xhakën, ish-lojtarin e Arsenalit.
“Folëm shumë me Xhakën, por jo vetëm për Arsenalin. E pyeta për Arsenalin, si po shkonin gjërat këtu. Ai foli me shumë mirësi për klubin dhe si ndihej gjatë kohës së tij këtu. Më pëlqeu shumë biseda që patëm gjatë asaj kohe. Ai më dërgoi një mesazh kohët e fundit; ai gjithmonë ka folur me shumë mirësi për klubin”, tha Hincapie.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: