Përdhosën bustin e Heroit Kombëtar, huliganët e Jagiellonias sulmohen nga tifozë shqiptarë

Përdhosën bustin e Heroit Kombëtar, huliganët e Jagiellonias sulmohen nga tifozë shqiptarë

08:28, 29/08/2025

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe ekipit polak Jagiellonia, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti u përfshi nga episode dhune dhe përplasje mes tifozëve.

Incidenti pranë stadiumit

Në afërsi të stadiumit, një nga tifozët polakë u dhunua nga një grup tifozësh shqiptarë, madje ka informacione se nje tifoz polak është shoqëruar nga policia drejt Rinasit me frakturë në krah. Personi në fjalë ishte identifikuar disa orë më parë si njëri nga huliganët që kishte përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të Tiranës. Pamjet e këtij akti provokues ngjallën zemërim të madh në opinionin publik dhe shkaktuan reagime të ashpra.

Image

 

Sulmi ndaj autobusit të tifozëve polakë

Pak më vonë, në afërsi të Rinasit, autobusi i tifozëve të Jagiellonias u bë objekt sulmi nga një grup tifozësh shqiptarë. Pati tension mes palëve, çka kërkoi ndërhyrjen e forcave të shumta të rendit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Lexo: Incidentet pas sfidës Dinamo - Jagiellonia! Goditën autobusët e tifozëve polakë, 3 të arrestuar

Provokimet e huliganëve polakë

Më herët gjatë ditës, tifozët polakë ishin filmuar duke kryer gjeste të pahijshme poshtë bustit të Skënderbeut, si dhe duke valëvitur një flamur me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”. Ky grup tifozësh është i njohur prej kohësh për sjellje radikale, kore raciste dhe thirrje të dhunshme të tipit “Vritini Shqiptarët”, duke u identifikuar shpesh si elementë me qëndrime proserbe.

Rezultati i ndeshjes

Takimi i vlefshëm për Play-Off-in e Ligës së Konferencës përfundoi me rezultatin 1-1. Megjithatë, Dinamo City u eliminua nga gara për shkak të humbjes 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Poloni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco