FIFA hap hetim ndaj arbitrit pas veprimit të diskutueshëm në Botëror, ndryshohen protokollet e VAR-it

FIFA hap hetim ndaj arbitrit pas veprimit të diskutueshëm në Botëror, ndryshohen protokollet e VAR-it

11:10, 15/06/2026

FIFA ka hapur një hetim zyrtar ndaj arbitrit australian, Shaun Evans, pas një gjesti të bërë gjatë ndeshjes Gjermani–Curaçao në Botërorin 2026, që ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare.

Gjatë transmetimit televiziv të takimit, Evans është filmuar duke bashkuar gishtin e madh me atë tregues, duke formuar një rreth me gishtat e tjerë të shtrirë. Edhe pse në përgjithësi ky gjest interpretohet si shenjë “ok” ose miratimi, disa vëzhgues e kanë lidhur atë me simbolika të ekstremizmit dhe të ashtuquajturën “supremaci e bardhë”, duke nxitur reagime të forta.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, FIFA ka ndërhyrë menjëherë duke ndryshuar protokollet e transmetimit në dhomën e VAR-it. Në ndeshjet pasuese, arbitrat që punojnë me VAR nuk do të filmohen më frontal gjatë analizave, por vetëm gjatë monitorimit të pamjeve të lojës.

Sipas FIFA-s, qëllimi i këtij ndryshimi është shmangia e keqinterpretimeve të mundshme dhe ruajtja e fokusit te procesi teknik i vendimmarrjes, pa krijuar situata polemike jashtë fushës.

Ndërkohë, hetimi ndaj Evans mbetet i hapur, ndërsa ai është ftuar të japë sqarime mbi gjestin e bërë gjatë ndeshjes. Autoriteti më i lartë i futbollit botëror pritet të shqyrtojë të gjitha rrethanat përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Ngjarja ka ndezur debat të gjerë mbi interpretimin e gjesteve në transmetimet sportive dhe kufirin mes simbolikës së zakonshme dhe asaj që mund të perceptohet si provokuese apo e papërshtatshme në një event global si Kupa e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco