E kryer/ Kristjan Asllani kalon te klubi i ri, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore

E kryer/ Kristjan Asllani kalon te klubi i ri, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore

13:47, 21/08/2025

Kristjan Asllani më në fund e ka pranuar ofertën e Torinos. Sipas TMW, klubi granata e ka ndjekur mesfushorin e Interit për njëfarë kohe dhe tani kanë arritur një marrëveshje.

Rreth orës 15:00, futbollisti i Kombëtares kuqezi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë atë me klubin e Urbano Cairo.

Zikaltrit do të marrin 1.5 milion euro për huazimin dhe 12 milion euro për një detyrim të kushtëzuar.

Ka qenë një verë vërtet e gjatë për Asllanin, duke filluar me një vend titullar në Kupën e Botës për Klube dhe duke vazhduar me komentet e drejtorit sportiv Piero Auzilio, i cili deklaroi publikisht se nuk ishte më pjesë e projektit.

Më pas ai hodhi poshtë disa opsione, duke dashur të gjente atë që i përshtatej më mirë zhvillimit të tij, dhe në fund i tha po Torinos.

Pasi mbërriti tek Interi në verën e vitit 2022, fillimisht ai dukej si një lojtar potencial i gatshëm për të marrë një rol kyç në klub, por fusha tregoi të kundërtën.

Përshtatja e tij zgjati më shumë se sa pritej dhe ai nuk i shfrytëzoi gjithmonë mundësitë që iu dhanë.

Ai e përfundoi karrierën e tij me zikaltrit me 99 paraqitje dhe katër gola, tre prej të cilave ishin në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco