Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në një prononcim për “Corriere della Sera” ka deklaruar se ishte i detyruar ta shiste Kviça Kvaratskhelian.
“Më është dashur ta shisja Kvaratskhelian sepse agjenti i tij kërcënoi se do të përdorte Nenin 17. Pas sezonit të parë dhe të shkëlqyer të gjeorgjianit, ne u përqendruam menjëherë në negocimin e një rinovimi kontrate, duke përmirësuar pagën e tij dhe duke i ofruar një shumë të konsiderueshme, sepse ishte e qartë se kompensimi i kufizuar do të tërhiqte gjysmën e botës, të gatshme të ndërtonte ura të arta për të. Por agjenti i tij, Mamuka Jugeli, kishte plane të tjera për veten dhe lojtarin.
Ai donte të nxirrte një komision të madh për të nga një klub tjetër, si dhe një pagë dyshifrore për Kvarën. Në fund të vitit të dytë të kontratës së tij, u zhvillua Kampionati Evropian në Gjermani. Unë, Manna dhe Chiavelli fluturuam për në Dusseldorf për të zgjidhur çështjen, por Mamuka vazhdoi të zvarritej, duke pretenduar se Xhuntoli i kishte premtuar para që nuk ishin paguar.
Një gënjeshtër, pasi nuk ishte e vështirë të verifikohej. Duhet ta kisha shitur atëherë; PSG kishte ofruar më shumë se 200 milionë euro për paketën Kvara-Osimhen. Por i kisha premtuar Kontes se do ta mbaja, dhe nuk kisha zemër ta bëja”, tha ai.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: