Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 67.5 milionë eurosh me Crystal Palace për mesfushorin-sulmues Eberechi Eze.
Skuadra e “Topçinjve” do të paguajnë 60 milionë euro, plus 7.5 milionë euro në bonuse për lojtarin
Eze kishte një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh, e cila skadoi të premten.
Kushtet personale mes Arsenalit dhe lojtarit tani janë mbyllur dhe palët kanë rënë dakord që lojtari të kryejë të premten vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.
“Sky Sports News” raporton se Eze pritet të jetë ende në skuadër për ndeshjen e Crystal Palace në Conference League sot në mbrëmje, ku dëshiron t’u thotë lamtumirë tifozëve.
Arsenali rifilloi ndjekjen e Eze të mërkurën, pas dëmtimit të Kai Havertz.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: